09:42 / 12.04.2024
Ministria e Financave njofton për ankandin e pestë të letrave
M.P. / RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i pestë për këtë vit.
“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro”, njofton kjo ministri.
Sipas MFPT, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.























