14:44 / 12.04.2024
Hoti: Qeveria e rriti tatimin në pronë në kulmin e inflacionit
E. Hoti / RTKlive
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.
Sipas tij, një gjë e tillë është bërë vetëm për të rritura të hyrat për qeverinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se ky ka qenë një veprim i paprecedent i Qeverisë Kurti.
Në gjitha qeveritë normale, sipas tij, në këtë kohë i kanë ulur ngarkesat tatimore për qytetarë.
Ai ka thënë se këtë vit qeveria do të fillojë edhe me tatimin e tokave bujqësore të kultivuara.























