20:19 / 12.04.2024
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit "Kosova 2024" |Video
Arbresha Berisha/RTK
Në Prishtinë është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2024”, ku po marrin pjesë mbi 300 përfaqësues të bizneseve nga 15 shtete të ndryshme.
Në ceremoninë e organizuar u tha se numri i turistëve të huaj gjatë këtij viti është rritur në Kosovë, ndërkaq u kërkua më shumë punë në zhvillimin e këtij sektori.
Kosova po vlerësohet si destinacion tërheqës për të huajt.
Këtë e dëshmojnë më së miri statistikat e fundit, të cilat tregojnë se numri i turistëve në Kosovë vjet e sivjet është rritur.
Nga Ministria e Industrisë dhe Komuna e Prishtinës thanë se janë duke punuar për zhvillimin e këtij sektori.
Panairi do të jetë i hapur për qytetarët përgjatë dy ditëve.























