17:27 / 15.04.2024
Murati: Në katër komunat në veri, janë punësuar 66 persona
Ministri i Financave, Hekuran Murati nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të Kosovës, janë punësuar dhjetëra persona.
“Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka sqaruar se punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK.























