Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
BKT
Ekonomi

Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

RTKlive

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kryeministri Albin Kurti, të dielën ishte pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë. Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, Kurti ka theksuar partneritetin dhe miqësinë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.

“Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova njeh kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi", njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Pjesëmarrës në takimet e Sofjes  është edhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se me këtë rast, Kurti “do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.


MË SHUME NGA Ekonomi