Berisha: ADHD e pengon fëmijën në cilësinë e jetës, kërkohen trajtim/Video
BKT
Shëndetësi

Berisha: ADHD e pengon fëmijën në cilësinë e jetës, kërkohen trajtim/Video

K. Kasumi / RTKlive

Hiperaktiviteti (Attention Deficit/Hiperactivity Disorder - ADHD) si term po gjen përdorim gjithnjë e më të shpeshtë për të cilësuar një sjellje të caktuar të fëmijës, sjellje kjo e cila karakterizohet me një impulsivitet të theksuar dhe mungesë të vëmendjes.

Për të folur më hollësisht rreth kësaj teme, e ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës ishte Nisa Berisha, psikologe, e cila tha se hiperaktiviteti është diçka që e pengon fëmijën në cilësinë e jetës.

Ajo tha se ADHD është një çrregullim për aftësinë e vëmendjes që shoqërohet me hiperaktivitet. Prandaj prindërit, siç tha Berisha, janë tejet të informuar për këtë çështje, e cila vërehet qysh në fëmijëri të hershme.

E për t’i trajtuar këta fëmijë, siç tha Nisa, ekzistojnë disa teknika të ndryshme për menaxhim, siç është ajo e frymëmarrjes dhe disa metoda të tjera.

Tutje ajo shtoi se në raste më esktreme normalisht duhet konsultuar psikologun klinik, duke e ditur që ADHD çon në probleme shumë më të thella, pasi këta fëmijë “në faza të jetës kanë probleme në marrëdhënie sociale në gjetjen e vetes në mesin e individëve e shikojnë veten si më të ndryshëm prej të tjerëve”.


MË SHUME NGA Shëndetësi