Shala: KEK ka rënie fitimi për 91.9 milionë euro për vitin 2023
BKT
Ekonomi

Shala: KEK ka rënie fitimi për 91.9 milionë euro për vitin 2023

M.P. / RTKlive

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar llogari për sipas tij, rënien ekonomike të fitimit në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

“Nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milionë euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020”, ka shkruar ai në facebook.

Ai ka shtuar se të dhënat janë të bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023.


MË SHUME NGA Ekonomi