Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
BKT
Shëndetësi

Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë

N.M. /RTKlive

Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, si dhe drejtorët e këtyre dy klinikave morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

Bëhet e ditur se me këtë rast, ministri Vitia tha se përmes këtij investimi do të sigurohen më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe potencoi se së shpejti do të shtohet shërbimi i Plazmaferezês, derisa po vazhdon edhe angazhimi që të ofrohet shërbimi për biopsinë e veshkës, njofton zyra për informim e MSH-së.

“Për herë të parë në Klinikën e re të Hematonkologjisë do të mundësohet transplantimi i palcës kockore tek leukemitë akute, shërbim ky që deri më tani nuk është arritur të bëhet në Kosovë dhe se pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë trajtim jashtë vendit për transplantimin autolog të palcës kockore. Me një sipërfaqe prej 3760 m² dhe me hapësira moderne për pacientët, vlera e investimit për këto dy klinika është 4,299,23.31 euro”, thuhet në këtë njoftim.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mbetet e përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët në institucionet e saja publike.


MË SHUME NGA Shëndetësi