Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për urën mbi lumin Sitnicë
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për urën mbi lumin Sitnicë

K. Kasumi / RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Memorandumi përfshinë ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica dhe kap vlerën e 370 mijë eurove.

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, të cilën komunë po e financojmë me 370,000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e projektit të rëndësishëm: Ndërtimi i Urës mbi Lumin Sitnica”, ka shkruar Aliu në Facebook.


MË SHUME NGA Ekonomi