Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik
BKT
Ekonomi

Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik

N.M. /RTKlive

Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Është shtyrë afati për aplikim për dy thirrjet publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetëkonsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë”, njofton zyra për informim e Ministrisë së Ekonomisë.  

Afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024.

Kjo ministri bënë të ditur se në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme - Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kWp, deri në 1,750.00 €.


MË SHUME NGA Ekonomi