11:56 / 30.05.2024
Dy shërbime i shtohen sektorit publik të shëndetësisë
K. Kasumi / RTKlive
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se dy shërbime të rëndësishme i janë shtuar sektorit publik të shëndetësisë.
Sipas njoftimit të LV-së, deri më tani këto shërbime janë dhënë vetëm në sektorin privat dhe me çmime të papërballueshme, 1 800.00, përkatësisht 1 000.00 euro.
“Nga tash ato do të kryhen në sektorin publik dhe do të jenë falas”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.























