Binaku-Isufi: AKRK ka mbrojtur dhe promovuar konkurrencën
BKT
Ekonomi

Binaku-Isufi: AKRK ka mbrojtur dhe promovuar konkurrencën

Valjeta Shala/ RTK

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2023, si dhe formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës për vitin 2023, si dhe ka formuar grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Kryetarja e AKRK-së, Neime Binaku-Isufi, në komision ka theksuar se gjatë vitit 2023, AKRK ka ndërmarr hapa të rëndësishme për të mbrojtur dhe promovua konkurrencën e ndershme në tregjet në gjithë vendin.

“Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar hetime si dhe janë ndërmarr masa administrative. Të gjitha këto për të siguruar një mjedis sa më konkurrues, ekonomik dhe të drejtë në vendin tonë”, ka deklaruar ajo.

Deputetja nga LDK, Valentina Bunajku-Rexhepi pati kritika për punësimet në këtë institucion.

“Në nëntor Selajdin Beqa, ka rrahur Shemsedin Elezaj, dhe po të njëjtin e ke emëruar drejtor, me çfarë baze? A keni qenë në njohuri për skandalin që është bërë në autoritet”, ka pyetur Bunajku-Rexhepi.

Neime Binaku-Isufi duke ju përgjigjur deputetes, ka thënë se në komision është që të përgjigjet për aktivitetin dhe planet e punës që janë realizuar në vitin 2023.

Sipas saj, ngjarjen ka ngrit deputetja e LDK-së, janë organet hetimore të cilat do ta japin epilog përfundimtar.


MË SHUME NGA Ekonomi