Ekspertët izraelitë të shëndetësisë ndihmojnë mjekët kosovarë |Video
BKT
Shëndetësi

Ekspertët izraelitë të shëndetësisë ndihmojnë mjekët kosovarë |Video

K. Kasumi / RTKlive

Yoel Har Even, zëvendspresident për çështjet globale, "Sheba" nga Izrael, i cili sot ishte i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, tha se pjesë e programit të tyre është që t’u ndihmojmë mjekëve dhe infermierëve të vendit për njohuri më të thella dhe se do të kenë një bashkëpunim dypalësh dhe se ata do të sjellin njohuri nga Izraeli në Kosovë.

Ai tha se është kënaqësi të jem këtu pas një kohe kaq të gjatë pothuajse 25 vjet, ne e mbështesim vendin tuaj për punën e bërë dhe gjithashtu për t’i përmbushur ëndrrat.

“Ne po diskutojmë me Ministrinë e Shëndetësisë. Mendoj që do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje dhe disa pacientë nga Kosova do të shkojnë drejtpërdrejt në spitalin ‘Sheba’ në Izrael dhe është shumë me rëndësi për mua të theksoj se një pjesë e programit është që t’u ndihmojmë mjekëve dhe infermirëve të vendit që fillmisht të marrin njohuri më të thella dhe do të jetë një bashkëpunim dypalësh do të sjellim njohuri nga Izraeli në Kosovë”, ka thënë ai në intervistën për RTK-në.

Tutje ai tha se ka mungesë të infermirëve dhe mjekëve në mbarë botën është një problem gjithëbotëror.

“Njerëzit shkojnë dikund tjetër për të mësuar gjëra të reja në mjekësi. Ka disa zgjidhje. Një prej tyre është telemjekësia. Ne po përballemi me mungesë të motrave dhe mjekëve. Gjithashtu kemi mungesë të teknologjisë. Po shpresoj që do të sjellim edhe këtu teknologjinë, inteligjencën artificiale. Mund të kursejmë kohë për mjekë dhe motra duke përdorur kompjuter, inteligjencën artificiale për të përkthyer më shpejt dhe më sigurt për t’i shpëtuar njerëzit si dhe pacientët. Izraeli është prijës sa i përket përdorimit të kësaj teknologjie”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi