Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në sfidën hapëse të EURO 2024
BKT
Euro 2024

Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në sfidën hapëse të EURO 2024

F.Bytyqi/RTKLive

Sfida mes Gjermanisë dhe Skocisë, është ndeshja hapëse e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

EURO 2024 do të nis të premten me ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Tashmë është caktuar edhe arbitri që do të gjykojë duelin e parë të ngjarjes më të madh në futbollin evropian.

Francezi Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në këtë duel, i asistuar Nicolas Danos dhe Benjamin Pages derisa zyrtari i katërt do të jetë François Letexier.