Koeman fton sulmuesin e Bologna
BKT
Euro 2024

Koeman fton sulmuesin e Bologna

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka ftuar sulmuesin e Bologna, Joshua Zirkzee, në skuadrën e tij pasi Brian Brobbey ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes të mërkurën pasdite.

Brobbey është larguar nga stërvitja e kombëtares holandeze pas një përplasjeje me Matthijs de Ligt.

Njëzet e tre vjeçari ishte me pushime në Miami pas një sezoni të suksesshëm me Bologna. Ish-lojtari i Bayern Munichut nuk luajti në dy ndeshjet e fundit të sezonit të Serisë A për shkak të një lëndimi. Megjithatë, ai kishte një rol të rëndësishëm në një ekip që përfundoi i pesti në ligë dhe kështu mund të luajë në Champions league gjatë edicionit të ardhshëm.

Holanda ndodhet në Grupin D së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë.