Mediat kroate: Shqipëria, pa superyje, por...
BKT
Euro 2024

Mediat kroate: Shqipëria, pa superyje, por...

rtsh

Shqipëria nis hapin e fundit drejt përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Gjermani.

Takimi i parë do të zhvillohet më datë 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, ndërsa katër ditë më pas është sfida ndaj Kroacisë.

Ekipi ballkanas e ka marrë seriozisht sfidën, sepse ndeshja e dytë do të vendosë shumë për fatet e ekipit kroat.

Në Kroaci, gazetat më të rëndësishme kanë shkruar për Kombëtaren e Shqipërisë.

‘Sportnet’ si titull kryesor ka vendosur: Shqipëria, pa superyje, por me forcë të madhe grupi. Në artikullin e publikuar, gazeta kroate shkruan për rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Evropianit, duke evidentuar edhe elementët më të rrezikshëm.

Gazeta Nacional, në artikullin e 12 qershorit ka intervistuar ish-trajnerin e Kroacisë, Ante Cacic i cili deklaron së “sfida më e vështirë do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, do të luajnë gjithçka për gjithçka”, shprehet 70-vjeçari, i cili më herët ka drejtuar edhe Dinamon e Zagrebit.