14:17 / 14.06.2024
Euro 2024, kuriozitete dhe detaje nga ceremonia e hapjes
rtsh
Pak orë nga starti i Euro 2024, UEFA ka bërë me dije disa nga detajet e ceremonisë së hapjes, e cila i paraprin ndeshjes mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Ceremonia starton rreth orës 20:30. Në “Allianz Arena” do të performojë grupi italian i muzikës hause “Meduza”, derisa në skenë do të ngjitet këngëtari i grupi “One Republic”, Rajan Teder së bashku me këngëtaren gjermane Leoni.
Artistët kanë bashkëpunuar për të krijuar këngën “Fire”, e cila është kolona zanore e Evropianit.























