Kuvendi i Kosovës shqyrton projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit
RTK
Ne Komisionin për Ekonomi u mbajt dëgjimi publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, para se të shkojë në Kuvend në lexim të dytë.
Driton Hyseni nga ky komision tha se projektligji trajton aspektet e të drejtave të konsumatorit dhe pjesën e praktikave të padrejta tregtare.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucione të ndryshme e organizata që folën rreth projektligjit dhe ndryshimeve që duhet të jenë aty. 21 qershori është data e fundit kur do të mund të dorëzohen komentet nga palët për këtë projektligj.
Ndryshimet në këtë projektligj mes të dyja leximeve tha se janë harmonizimi me rregulloren e Ministrisë së Mjedisit për kthimin e ambalazhit dhe trajtimin e qeseve plastike dhe ndalimi i konsumimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeçare.























