Reagon Telekomi: Të hetohet Marrëveshja e 2009-ës mes PTK-së dhe Dardafonit
BKT
Ekonomi

Reagon Telekomi: Të hetohet Marrëveshja e 2009-ës mes PTK-së dhe Dardafonit

M.Sh/RTKlive

Nëpërmjet një komunikate për media lëshuar të premten mbrëma, Telekomi i Kosovës kërkon që të hetohet Marrëveshjes së vitit 2009, në mes të PTK-së dhe Dardafonit, pasi, sipas tyre, dyshohet për elemente të jashtëligjshme.

Sipas njoftimit për media, me 07 qershor 2024, Telekomi i Kosovës ka pranuar vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale që lidhet me kontestin e kompanisë Dardafon – Z Mobile.

Ky vendim, i cili siç thuhet në njoftim, është marrë nga gjykatësi i rastit, “është një vendim i jashtëligjshëm, me ç‘rast edhe shprehim dyshime të bazuara se paraqet përpjekje për të legjitimuar një aktivitet kriminal dhe një skemë kriminale që ka filluar formalisht në vitin 2009 me nënshkrimin e marrëveshjes korruptive ndërmjet PTK me Dardafonin.

Telekomi kërkon që gjitha marrëveshjet, duke filluar nga ajo për kompensim e vitit 2017; Vendimi i Gjykatës Themelore të datës 6 korrik 2020, tashmë i anuluar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe  Marrëveshja e datës 17 nëntor 2020 të bazuar në këtë vendim të Gjykatës Themelore, të hetohen.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën plotë lëshuar nga Vala:


MË SHUME NGA Ekonomi