13:47 / 15.06.2024
Euro 2024 vjen sot me tri ndeshje
Uran Krasniqi / RTKLive
Pas ndeshjes hapëse ku Gjermania ka mposhtur Skocinë me rezultat 5-1, një përballje kjo e Grupit A, Euro 2024 vazhdon sot edhe me tri ndeshje të tjera.
Fillimisht nga ora 15:00 do të ndeshen Zvicra dhe Hungaria, ndeshje kjo e mbetur e Grupit A, dhe më pas do të nisin ndeshjet e Grupit B. Nga ora 18:00 do të ndeshen Spanja e Kroacia dhe nga ora 21:00 do të përballen Italia dhe Shqipëria.























