Zvicra e mposht bindshëm Hungarinë
BKT
Euro 2024

Zvicra e mposht bindshëm Hungarinë

Uran Krasniqi / RTKLive

Zvicra ka realizuar fitoren e parë në Euro 2024, duke triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "RheinEnergieStadion".

Zvicra e ka nisur ndeshjen me vrull, duke arritur të jetë në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Në minutën e dymbëdhjetë, Duah e ka realizuar golin e parë pas një pasimi të saktë nga Aebischer. Fillimisht ky gol është kontestuae, por më pas sistemi VAR e ka konfirmuar vlefshmërinë e tij.

Pas këtij momenti, Zvicra ka vazhduar ta dominojë takimin, duke krijuar raste të tjera. Dominimi është konkretizuar në fundin e pjesës së parë, kur Aebischer ka shënuar golin e dytë me një goditje të fortë nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, Hungaria ka arritur të shënojë golin e nderit me anë të Varga në minutën e 62-të, por pa pasur mundësi të kthejë ndeshjen. 

Madje në kohën shtesë Zvicra ka arritur ta realizojë edhe golin e tretë me Embolo, që ka treguar kreativitet para portierit hungarez, duke e paraboluar atë dhe duke e vulosur fitoren.

Zvicra në epërsi ndaj Hungarisë pas pjesës së parë

Zvicra ka arritur të jetë në avantazh të dyfishtë ndaj Hungarisë në pjesën e parë të ndeshjes së Grupit A në Euro 2024.

Në minutën e dymbëdhjetë, Duah ka realizuar golin e parë pas një pasimi nga Aebischer. Fillimisht ky gol është kontestuar, por më pas sistemi VAR e ka konfirmuar se goli ishte i vlefshëm. 

Pas këtij momenti, Zvicra ka vazhduar ta dominojë takimin, duke krijuar edhe raste të tjera. Dominimi është konkretizuar në fundin e pjesës së parë, kur Aebischer ka shënuar golin e dytë me një goditje të fortë nga jashtë zonës.

Zvicra - Hungaria, formacionet zyrtare

Zvicra dhe Hungaria përballen sot në ndeshjen e dytë të Grupit A. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.No description available.