14:55 / 15.06.2024
Portieri i Spanjës e vlerëson të vështirë Grupin B
Uran Krasniqi / RTKLive
Portieri i Kombëtares së Spanjës, Unai Simon, e ka vlerësuar të vështirë Grupin B në Euro 2024.
Në këtë grup pos Spanjës bëjnë pjesë edhe Italia, Kroacia e Shqipëria.
"Është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime. Edhe pse Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër, dhe mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, ata janë një ekip i shkëlqyer", ka thënë Simon. "Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t'i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera, u përballëm edhe me ta 3 vite më parë në kampionatin evropian".























