"Furia e kuqe" e godet Kroacinë
Uran Krasniqi / RTKLive
Spanja ka nisur fushatën e saj në Euro 2024 me një fitore të lehtë ndaj Kroacisë, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në "Olympiastadion".
Alvaro Morata e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet e nëntë, duke i dhënë Spanjës epërsinë e parë. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e tridhjetë e dytë, Fabian Ruiz e ka dyfishuar rezultatin me një goditje të saktë. Daniel Carvajal e ka mbyllur pjesën e parë me një gol të tretë në çastet e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Kroacia është përpjekur që të kthehej në lojë, por pa sukses. Skuadra ballkanase e ka pasur një mundësi për ta ngushtuar epërsinë në minutën e tetëdhjetëtë, por Petkovic nuk është treguar i saktë nga penalltia. Megjithëse e ka dërguar topin në rrjetë pas pritjes së portierit Unai Simon, goli është anuluar nga sistemi VAR.

Spanja ia shënon tri gola Kroacisë në pjesën e parë
Spanja ka marrë një avantazh të trefishtë ndaj Kroacisë në pjesën e parë të ndeshjes së parë të Grupit B në Euro 2024.
"Furia e kuqe" ka dominuar dyzet e pesë minutëshin e parë, duke arritur të shënojë tri herë në portën e Livakovic.
Morata e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet e nëntë, duke i dhënë Spanjës epërsinë e parë. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e tridhjetë e dytë, Ruiz e ka dyfishuar rezultatin me një goditje të saktë. Ka qenë Carvajal ai që e ka mbyllur pjesën e parë me një gol të tretë në minutën e dyzet e pestëtë, duke e çuar Spanjën në një avantazh komod për pjesën tjetër të ndeshjes.
Spanja - Kroacia, formacionet
Spanja dhe Kroacia luajnë sonte ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























