Shqipëria mposhtet nga kampioni në fuqi
Uran Krasniqi / RTKLive
Italia ka arritur të mposhtë Shqipërinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e Grupit B të Euro 2024, e zhvilluar në "Signal Iduna Park".
Ndeshja ka filluar me një gol befasues për Shqipërinë,ku vetëm pas njëzet e tetë sekondave një gabim në mbrojtjen italiane është shfrytëzuar nga Nedim Bajrami, i cili e ka dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë.
Megjithatë, Italia ka reaguar shpejt dhe ia ka arriur ta përmbysë rezultatin. Në minutën e dhjetë, Alessandro Bastoni e ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë me kokë. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Nicolo Barella ka shënuar një gol të bukur me një goditje të fortë nga distanca, duke mposhtur portierin shqiptar Thomas Strakosha dhe duke e kaluar Italinë në epërsi.
Pjesa e dytë e ndeshjes është karakterizuar nga dominimi i Italisë, e cila ka krijuar disa raste, por nuk ia ka arriur të shënojë gola të tjerë. Shqipëria ka pasur rastin më të mirë për të barazuar me anë të Rei Manajt, por për fat të keq, topi nuk ka përfunduar në rrjetë. Pak para se arbitri të përfundonte ndeshjen, Shqipëria kishte edhe një rast të mirë me Mitajn, por ai nuk e ka gjetur kuadratin e portës.
Pjesa e parë mbyllet me avantazh të Italisë
Pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë në Euro 2024 është mbyllur me avantazhin e italianëve me rezultat 2-1.
Shqipëria ka befasuar me një gol të shpejtë, vetëm njëzet e tetë sekonda pas fillimit të ndeshjes. Një gabim në mbrojtjen italiane është shfrytëzuar nga Nedim Bajrami, i cili e ka dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë.
Megjithatë, Italia ka reaguar shpejt dhe ka arritur ta përmbysë rezultatin.
Në minutën e dhjetë, Alessandro Bastoni ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë me kokë. Pak më vonë, në minutën e gjashtëmbëdhjetë Barella ka shënuar një gol të bukur me një goditje të fortë nga distanca, duke mposhtur portierin Strakosha dhe duke e kaluar Italinë në epërsi për herë të parë në ndeshje.
Italia kalon në epërsi kundër Shqipërisë
Italia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë në ndeshjen e Grupit B në Euro 2024.
Ka qenë minuta e gjashtëmbëdhjetë kur Barella me një goditje të fortë nga distanca ka mposhtur Strakoshën.
Aktualisht rezultati është 2-1 në favor të italianëve.
Në dispozicion të ndeshjes janë edhe shtatëdhjetë minuta.
Italia e barazon rezultatin
Vetëm nëntë minuta ka zgjatur gëzimi i shqiptarëve në Dortmund.
Vetëm nëntë minuta ka zgjatur gëzimi i shqiptarëve në Dortmund.
Italia e ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë në ndeshjen e Grupit B në Euro 2024.
Ka qenë minuta e dhjetë kur Bastoni ka gjetur golin për italianët.
Sidoqoftë në dispozicion të ndeshjes është edhe një pjesë e madhe e kohës, gjë që u jep mundësi skuadrave ta ndryshojnë sërish rezultatin.
Shqipëria me epërsi të hershme kundër Italisë
Shqipëria e ka gjetur golin epërsinë pas vetëm njëzet e tetë sekondash të ndeshjes me Italinë.
Shqipëria po fiton 1-0 në Dortmund në ndeshjen e Grupit B në kuadër të Euro 2024.
Ka qenë një gabim i mbrojtjes italiane, nga i cili ka përfituar Bajrami dhe e ka dërguar topin në rrjetë.
Megjithatë është vetëm fillimi i ndeshjes dhe ka shumë kohë në dispozicion për të dy skuadrat. 
Shqipëria - Italia, formacionet
Shqipëria dhe Italia përballen sonte në Dortmund në ndeshjen në kuadër të Grupit B të Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























