Barazojnë Danimarka dhe Sllovenia
BKT
Euro 2024

Barazojnë Danimarka dhe Sllovenia

Uran Krasniqi / RTKLive

Danimarka dhe Sllovenia kanë ndarë pikët në "MHPArena" pas një ndeshjeje të luftuar në xhiron e parë të Grupit C në Euro 2024.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1. 

Danezët nisën ndeshjen me një dominim të qartë, duke krijuar disa raste të rrezikshme për shënim. Pavarësisht këtyre mundësive, ata arritën të konkretizojnë vetëm një herë. Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Christian Eriksen ka mposhtur nga afërsia portierin slloven, Jan Oblak, duke i dhënë Danimarkës një avantazh të hershëm.

Në pjesën e dytë, Sllovenia ka pasur një fytyrë krejtësisht tjetër, duke qenë më kërkuese dhe duke krijuar disa raste për shënim. Presioni është shpërblyer në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur Janza ka realizuar një gol të bukur me një goditje të fortë nga distanca.

Danimarka në epërsi pas pjesës së parë

Danimarka është në epërsi 1-0 ndaj Sllovenisë pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së parë të Grupit C në Euro 2024.

Danezët kanë dominuar nga fillimi duke kanë krijuar disa raste të rrezikshme për shënim, por kanë konkretizuar vetëm një herë.

Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Christian Eriksen e ka mposhtur nga afërsia portierin, Jan Oblak.

Në dispozicion të dy skuadrave janë edhe dyzet e pesë minutat e pjesës së dytë. 

Danimarka - Sllovenia, formacionet

Danimarka dhe Sllovenia ndeshen në xhiron e parë të Grupit C. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.fNo description available.