Franca arrin fitore me mund kundër Austrisë
Uran Krasniqi / RTKLive
Franca ka arritur të fitojë me vështirësi kundër Austrisë.
Ndeshja e xhiros së parë e Grupit D e zhvilluar në "Merkur Spiel-Arena" është mbyllur me rezultat 1-0.
Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Wober ka realizuar autogol pas prekjes së një topi të hedhur nga Mbappe.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Mbappe ka pasur rast të mirë shënimi, kur është gjetur ballë për ballë me portierin austriak Pentz, por francezi nuk ka gjuajtur saktë.
Përpjekjet e austriakëve për ta barazuar rezultatin nuk kanë munguar, por finalizim nuk ka pasur.
Për shkak të ndërprerjeve ndeshja është zgjatur për tetë minuta, por as kjo shtesë nuk ka ndikuar në rezultat. Ndeshja është mbyllur me rezultat minimal.
Franca shkon në pushim me avantazh ndaj Austrisë
Franca e ka dominuar nga fillimi pjesën e parë të ndeshjes me Austrinë, por goli i avantazhit është shënuar vetëm në fund.
Kësisoji dyzet e pesë minutëshi i parë është mbyllur me epërsinë minimale të "gjelave".
Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Wober ka realizuar autogol pas prekjes së një topi të hedhur nga Mbappe.
Megjithatë në dispozicion të austriakëve është edhe një pjesëlojë e plotë për të provuar ndryshimin e rezultatit.
Aktualisht Grupi D kryesohet nga Holanda, e cila në ndeshjen e të së dielës ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1.























