Hysaj sqaron situatën e golit të dytë të Italisë
Uran Krasniqi / RTKLive
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë se ishte një gabim loje dhe një vlerësim i rremë i trajektores momenti kur uli kokën dhe topi i Nicolo Barella është futur në portë.
Shqipëria është mposhtur nga Italia në ndeshjen e parë në Euro 2024. Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1. Pjesë e madhe e tifozërisë shqiptare kanë pasur në thumb mbrojtësin e Lazio për golin e dytë.
Hysaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve për “gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë”.
“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gjith tifozave shqiptar per gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dyte qe pesuam.
Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores!
Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per istrumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.
Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.
Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi Gjithmone”, ka shkruar Hysaj.























