14:39 / 19.06.2024
Sylvinho me ndryshime në formacion përballë Kroacisë
B.H./RTKlive
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime të rëndësishme.
Në vend të Seferit ka përfshirë Qazim Laçin, derisa në vend të Brojës ka inkuadruar Rey Manajn. Ndërkaq, pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar nga ndeshja e kaluar: Strakosha në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.























