Gjermania fiton pa vështirësi ndaj Hungarisë
BKT
Euro 2024

Gjermania fiton pa vështirësi ndaj Hungarisë

B.H./RTKlive

Kombëtarja mikpritëse e Kampionatit Evropian, Gjermania, ka shënuar fitore rutinore ndaj Hungarisë, me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin A në Euro 2024.

Kësisoj, “Panzerat” e Nagelsmann-it arritën në koutën e gjashtë pikëve, duke siguruar pjesëmarrjen në mesin e gjashtëmbëdhjetë më të mirave të kontinentetit.

Nga fillimi i ndeshjes në “MHP Arena” në Shtutgart, Kombëtarja gjermane ishte më e mirë. Tani për tani, mikpritësi i Evropianit është më bindësi kur shikon favoritët për të fituar trofeun dhe këtë e treguan edhe një herë në fushën e gjelbër. Në fillim, Kai Havertz dhe Robert Andrich patën kërcënimet e para portës hungareze, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Mbrojtja hungareze kapitulloi në minutën e 22-të, Jamal Musiala shënoi për 1-0.  Në pjesën e parë, Hungaria pati një mundësi të madhe, kur Dominik Soboslai realizoi një gjuajtje dënimi nga 22-23 metra, por portieri Manuel Neuer ishte në nivelin e detyrës.

Ishte minuta e 67-të kur Gjermania arriti të dyfishonte avantazhin. Asistenti në golin e parë Ilkay Gundogan shënoi pas një krosimi nga Mittelstad (2-0). Në fund, ritmi i lojës ra dhe favoriti e përfundoi në mënyrë rutinore detyrën e tij, duke arkëtuar tri pikë të reja.

Gjermania e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Hungarisë

Gjermania e ka mbyllur me epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A në Euro 2024.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë të këtij dueli e ka shënuar Jamal Musiala, në minutën e 22-të.