Supergol nga Xherdan Shaqiri, Skoci-Zvicër mbyllet pa fitues
BKT
Euro 2024

Supergol nga Xherdan Shaqiri, Skoci-Zvicër mbyllet pa fitues

B.H./RTKlive

Futbollisti kosovar në radhët e Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol në ndeshjen kundër Skocisë.

Shaqiri ka realizuar në minutën e 26-të me një gjuajtje të shkëlqyeshme nga distanca, duke barazuar shifrat në 1:1.

Në fakt, skocezët u ngatërruan në gjysmëfushën e tyre dhe topi përfundoi me një pasim të keq te Xherdan Shaqiri. Dhe në raste të tilla Shaqiri bën atë që mund ta bëjë vetëm ai. E merr topin me një prekje dhe e ngulit atë në këndin e sipërm të majtë me një gjuajtje bombastike.
 

Ky është goli i 32-të i Shaqirit në fanellën e Zvicrës. Me golin e sotëm kundër Skocisë, ai bëhet lojtari i parë që ka shënuar në tre kampionatet e fundit evropiane dhe në tre botëroret e fundit.

Skocezët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me autogolin e Schar.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë, ku të dyja ekipet krijuan raste shënimi. Skocezët qëlluan shtyllën, kurse zviceranët gjetën golin, por ai ishte i parregullt për shkak të pozitës jashtë loje. 

Pas këtij barazimi skocezët mbesin në garë për t'u kualifikuar, por në ndeshjen e fundit i duhet fitorja ndaj Hungarisë, derisa Zvicra me katër pikë është me një këmbë në 1/8 e finales.