Austria realizon fitoren e parë në Euro 2024, e mposht Poloninë
BKT
Euro 2024

Austria realizon fitoren e parë në Euro 2024, e mposht Poloninë

B.H./RTKlive

Kombëtarja e Austrisë ka realizuar fitoren e parë në Euro 2024. Në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin D, austriakët e kanë mposhtur Poloninë, me rezultat 3:1.

Austria e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 9-të, me golin e Gernot Trauner, por polakët arritën të rikthejnë baraspeshën në rezultat me golin e Krzysztof Piatek, në minutën e 30-të. Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë djelmoshat e Ralf Rangnick ishin dukshëm më të mirë dhe realizuan edhe dy gola. Fillimisht Christoph Baumgartner shënoi në minutën e 67-të për 2:1, derisa Marko Arnautoviq në minutën e 78-të realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3:1.

Paqe mes Polonisë e Austrisë në pjesën e parë

Polonia dhe Austria e kanë mbyllur në barazim 1:1 pjesën e parë të përballjes së tyre në kuadër të xhiros së dytë në Euro 2024.

Austriakët kaluan në epërsi me golin e Gernot Trauner, në minutën e nëntë, ndërsa Krzysztof Piatek në minutën e 30-të barazoi për Poloninë.