21:48 / 21.06.2024
Holandë-Francë nuk jep fitues e as gola
B.H./RTKlive
Ka përfunduar pa gola ndeshja Holandë-Francë, në kuadër të Grupit D, e cila u zhvillua në Leipzig.
Të dyja ekipet shfaqën lojë të mirë dhe me disa raste shënimi, por asnjëra nuk e gjeti rrugën e golit. Në fakt, holandezët shënuan në pjesën e dytë, kur në minutën e 69-të, Xavi Simmons shënoi gol për “tulipanët” me gjuajtje nga distanca, por me ndërhyrjen VAR-it goli doli të jetë i pavlefshëm për pozitë jashtë loje, pasi njëri nga lojtarët e skuadrës holandeze ishte aktiv para portierit francez, Magnan.
Te Franca u vërejt mungesa e Kylian Mbappe në sulm. Pas këtij barazimi të dyja ekipet kanë nga 4 pikë, derisa Austria ka 3 pikë. Në ndeshjet e xhiros së tretë, Franca luan kundër Polonisë, derisa Holanda kundër Austrisë.























