Euro 2024: Sot tri ndeshje të rëndësishme, spikat Turqi-Portugali
BKT
Euro 2024

Euro 2024: Sot tri ndeshje të rëndësishme, spikat Turqi-Portugali

B. H. | RTKlive

Euro 2024 vazhdon sot me tri ndeshje të rëndësishme, të cilat premtojnë spektakël dhe emocion për të gjithë tifozët e futbollit.

Gjeorgjia vs Republika Çeke (15:00)

Dita fillon me përballjen mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që do të zhvillohet në Volksparkstadion në Hamburg me fillim nga ora 15:00. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin pikët maksimale për të përforcuar pozitat e tyre në grup dhe për të shpresuar në kualifikim tutje, ngase në ndeshjet e para kanë pësuar humbje.

Turqia vs Portugalia (18:00)

Ndeshja kryesore e ditës është ajo mes Turqisë dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në Signal Iduna Park në Dortmund, me fillim nga ora 18:00. Të dyja ekipet kanë fituar në xhiron e parë dhe fitorja eventuale në takimin e sotëm do të siguronte kalimin e tyre në fazën tjetër të turneut.

Belgjika vs Rumania (21:00)

Dita mbyllet me përballjen mes Belgjikës dhe Rumanisë, e cila do të luhet në RheinEnergieStadion në Këln me fillim nga ora 21:00. Belgjika do të kërkojë të marrë pikët e para në këtë kampionat pas humbjes befasuese nga Sllovakia, ndërsa Rumania do të synojë të vazhdojë me rezultate pozitive pas fitores bindëse nga Ukraina.