19:53 / 24.06.2024
Kjo është 11-shja e Shqipërisë kundër Spanjës
B. H. | RTKlive
Shqipëria do të përballet sonte në orën 21:00 me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B. Për kuqezinjtë ka vlerë vetëm fitorja, në mënyrë që ta arrijë suksesin historik, teksa spanjollët luajnë thjesht për prestigj, ngase tashmë e kanë siguruar pozitën e parë në grup.
Sylvinho i ka besuar kryesisht 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, me një ndryshim të vetëm, ku në vend të Hysaj do të luajë Balliu.
Ndërkaq, trajneri i Spanjës, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Spanja: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu dhe Oyarzabal.























