Anglia, Danimarka e Sllovenia kalojnë në fazën nokaut të Euro 2024
BKT
Euro 2024

Anglia, Danimarka e Sllovenia kalojnë në fazën nokaut të Euro 2024

Uran Krasniqi/RTKLive

Një intervenim i portierit Jan Oblak në momentet e fundit të ndeshjes i ka mohuar Palmerit një gol të sigurt, që do t`i jepte Anglisë fitoren ndaj Sllovenisë.

Ndeshja e xhiros së tretë në Grupin C është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Anglia e ka dominuar Slloveninë në pjesën e parë, por nuk ka arritur të gjejë avantazhin. Anglezet kanë rrezikuar me Kane dhe Saka, por rrjeta e Oblak ka mbetur e paprekur. Në pjesën e dytë, rasti më i mirë për anglezët ka ardhur nga Rice, i cili ka realizuar një goditje të fortë, por që ka përfunduar jashtë kuadratit.

Kane ka qenë protagonist i një aksioni tjetër, ku është rrëzuar para portës nga mbrojtja sllovene. Goditja e lirë që ka pasuar është humbur nga anglezët.

Njëkohësisht, edhe ndeshja mes Danimarkës dhe Serbisë ka përfunduar pa gola. Nga ky grup, vetëm Serbia është eliminuar, ndërsa Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kanë kaluar në fazën tjetër të turneut.

Anglia e dominon Slloveninë po nuk shënon

Anglia e ka dominuar Slloveninë në pjesën e parë, por nuk ka arritur të gjejë avantazhin.

Sonte po zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të Grupit C në Euro 2024

Pavarësisht përpjekjeve nga Kane e Saka, rrjeta e portës sllovene ka mbetur e paprekur. 

Gjithashtu edhe pjesa e parë e ndeshjes Danimarka-Serbia është mbyllur pa gola.