Gjermania eliminon Danimarkën
BKT
Euro 2024

Gjermania eliminon Danimarkën

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjermania ka siguruar një vend në çerekfinale të Euro 2024 pasi të shtunën ka mposhtur Danimarkën 2-0 në "Signal Iduna Park".

Tash Gjermania pret fituesin e përballjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse pati disa raste të mira.

Në minutën e katërt, Schlotterbeck ka shënuar, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli ndaj portierit Schmeichel.

Gjithashtu edhe Danimarka ka pasur momentin e saj, kur Maehle ka rrezikuar me një goditje të fortë nga distanca në minutën e njëzet e tretë, por e cila nuk e ka gjetur kuadratin e portës.

Ndeshja është ndërprerë për shkak të motit të keq, por pas përmirësimit të kushteve ajo ka vazhduar.

Pas vazhdimit, një gjuajtje e Havertz në minutën e tridhjetë e nëntë mund t'i kthehej në gol një portieri tjetër, por jo edhe atij danez. 

Në kohën shtesë Hojlund ka qenë afër shënimit, por nuk është treguar më i shpejtë. 

Në pjesën e dytë, vetëm tre minuta pas rifillimit, Andersen ka shënuar në portën gjermane, por goli është anuluae nga VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje. Pas pak minutash, Andersen ka shkaktuar një penallti duke luajtur me dorë brenda zonës daneze. Havertz e ka realizuar me sukses penalltinë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh.

Goli i radhës i gjermanëve ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, kur Musiala ka vulosi fitoren me golin e dytë.

Gjermani - Danimarkë, pjesa e parë pa gola

Vetëm aftësitë e Kasper Schmeichel e kanë mbajtur në lojë Danimarkën gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Gjermaninë.

Një gjuajtje e Havertz në minutën e tridhjetë e nëntë mund t'i kthehej në gol një portieri tjetër, por jo edhe atij danez. 
Kësisoji, pjesa e parë e ballafaqimit në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024, ani se ka njohur dominimin gjerman, megjithatë nuk ka pasur gola. 
Por edhe danezët kanë pasur rastet e tyre. Në kohën shtesë Hojlund ka qenë afër shënimit, por nuk është treguar më i shpejtë. 
Ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta për shkak të kushteve atmosferike, por me përmirsimin e tyre ajo ka vazhduar. 

Ndërpritet ndeshja Gjermani - Danimarkë

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në "Signal Iduna Park" është ndërprerë për shkak të motit të keq. UEFA ende nuk ka vendosur për kohën e vazhdimit të ndeshjes.

Në tridhjetë e gjashtë minuta, sa janë ballafaquar skuadrat, Gjermania ka dominuar, por rezultati ka mbetur 0-0.

Në minutën e katërt, Schlotterbeck ka shënuar, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli ndaj portierit Schmeichel.

Gjithashtu edhe Danimarka ka pasur momentin e saj, kur Maehle ka rrezikuar me një goditje të fortë nga distanca në minutën e njëzet e tretë, por e cila nuk e ka gjetur kuadratin e portës.

Gjermania - Danimarka, formacionet

Gjermania dhe Danimarka ndeshen sonte në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.