Anglia fiton ndeshjen që po e humbte
Uran Krasniqi / RTKLive
Anglia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, pas një përmbysje që i ka bërë Sllovakisë në ndeshjen e 1/16 të finales. Skuadra e "Tre luanëve" po humbte 0-1, por në fund, pas 120 minutave ka fituar me rezultat 2-1.
Ndeshja e zhvilluar në "VELTINS-Arena" gjatë kohës së rregullt ka ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona e ka dominuar pjesën e parë dhe ka kaluar në avantazh në minutën e njëzet e pestë përmes Schranz. Sllovakët kishin dy raste të rrezikshme më herët: Hancko në minutën e katërt dhe Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.
Pjesa e dytë pa përpjekje të shumta nga skuadra e Gareth Southgate, por golat munguan. Foden e ka futur topin në rrjetë menjëherë pas rifillimit, por VAR e ka anuluar golin. Harry Kane ishte afër shënimit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me një goditje me kokë, dhe vetëm tre minuta më vonë, Declan Rice ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.
Kur gjithçka dukej e humbur për Anglinë, Bellingham ka barazuar rezultatin duke shënuar një gol të bukur në stilin roveshatë dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime, duke mbajtur gjallë shpresat e anglezëve për Euro 2024.
Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve Anglia e ka gjetur golin edhe një herë. Ka qenë Kane ai i cili ka shënuar jo vetëm për epërsinë e parë të anglezëve po edhe për ta vulosur fitoren, pasi pjesa e dytë e vazhdimeve nuk ka pasur më gola.
Në çerekfinale Anglia takohet me Zvicrën.

Kane kalon Anglinë në epërsi
Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Sllovakisë në shtesën e parë prej pesëmbëdhjetë minutave të ndeshjes së mbyllur me barazim.
Ka qenë Kane ai i cili ka shënuar për epërsinë e parë të anglezëve.
Ky gol ka bërë që sllovakët të nisin të sulmojnë dhe të përpiqen ta barazojnë rezultatin. Nuk ia kanë dalur, ani se në minutën e fundit Pekarik ka qenë afër shënimit nga afërsia.
Në dispozicion të skuadrave është edhe një pjesëlojë prej pesëmbëdhjetë minutave. 
Anglia ruan shpresat për të mbetur në Euro 2024 në frymën e fundit
Anglia ka ruajtur shpresat për të vazhduar në Euro 2024 falë një barazimi dramatik 1-1 kundër Sllovakisë në 1/16-tën e finales.
Ndeshja ka përfunduar në kohën e rregullt me rezultat të barabartë, me Jude Bellingham që ka shënuar në minutat shtesë, duke i mohuar Sllovakisë kualifikimin.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona e ka dominuar pjesën e parë dhe ka kaluar në avantazh në minutën e njëzet e pestë përmes Schranz. Sllovakët kishin dy raste të rrezikshme më herët: Hancko në minutën e katërt dhe Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.
Pjesa e dytë pa përpjekje të shumta nga skuadra e Gareth Southgate, por golat munguan. Foden e ka futur topin në rrjetë menjëherë pas rifillimit, por VAR e ka anuluar golin. Harry Kane ishte afër shënimit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me një goditje me kokë, dhe vetëm tre minuta më vonë, Declan Rice ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.
Kur gjithçka dukej e humbur për Anglinë, Bellingham ka barazuar rezultatin dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime, duke mbajtur gjallë shpresat e anglezëve për Euro 2024.
Sllovakia po e befason Anglinë
Sllovakia po e befason Anglinë në ndeshjen e 1/16-tës së finales së Euro 2024, duke kryesuar 1-0 pas pjesës së parë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona ka shënuar golin e vetëm deri tani në minutën e njëzet e pestë me anë të Schranz.
Përveç golit, sllovakët kanë pasur edhe dy raste të tjera të rrezikshme: fillimisht nga Hancko në minutën e katërt dhe më pas nga Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.
Për anglezët mbetet në dispozicion ojesa e dytë për ta kërkuar ndryshimin e rezultatit.
Anglia - Sllovakia, formacionet
Anglia dhe Sllovakia ndeshen në 1/16 e finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























