Spanja s`lejon befasi nga Gjeorgjia
BKT
Euro 2024

Spanja s`lejon befasi nga Gjeorgjia

Uran Krasniqi / RTKLive

Një finale e parakohshme në Euro 2024 pritet të jetë takimi në çerekfinale mes Gjermanisë dhe Spanjës, tashmë pasi "iberikët" kanë kaluar Gjeorgjinë në 1/16 të finales.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në "RheinEnergieSTADION" është mbyllur me rezultat 4-1.

Pjesa e parë ishte e balancuar, por pjesa e dytë ishte në favor të skuadrës së Luis de la Fuente. Gjeorgjianët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e tetëmbëdhjetë, kur presioni i Khvicha Kvaratskhelia ka shtyrë Robin Le Normand të realizojë autogol.

Spanja e ka barazuar shpejt, kur Rodri ka shënuar me një goditje të fuqishme nga distanca.  Pjesa e parë është mbyllur 1-1.

Pjesa e dytë ishte dominim i plotë i "Furisë së Kuqe".

Ruiz (51'), Williams (75') dhe Olmo (83') kanë shënuar për Spanjën, duke vulosur fitoren. Gjeorgjia ka pasur një rast me Kvaratskhelian, i cili u përpoq të befasojë portierin Unai Simon me një goditje nga rreth pesëdhjetë metra, por pa sukses.

Spanja dhe Gjeorgjia e mbyllin baras pjesën e parë

Spanja dhe Gjeorgjia kanë mbyllur baraz pjesën e parë të ndeshjes së 1/16-tës së finales në Euro 2024, duke përfunduar me rezultat 1-1 në "RheinEnergieSTADION".

Gjeorgjianët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e tetëmbëdhjetë, kur presioni i Khvicha Kvaratskhelia ka shtyrë Robin Le Normand të shënojë autogol.

Spanja ka reaguar menjëherë me një gjuajtje të fuqishme nga Cucurella, që për pak sa nuk ka befasuar portierin Mamardashvili.

Barazimi ka ardhur pas një goditjeje nga distanca e Rodrit, e cila ka përfunduar në rrjetë.

Skuadrat kanë edhe një pjesë të dytë për të luajtur.

Spanja - Gjeorgjia, formacionet

Spanja dhe Gjeorgjia ndeshen sonte në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.