Portugalia kualifikohet në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive
Uran Krasniqi / RTKLive
Portugalia ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitore dramatike me penallti ndaj Sllovenisë.
Ndeshja ka përfunduar pa gola pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, por Portugalia ka triumfuar me rezultatin 3-0 pas penalltive.
Portieri portugez Diogo Costa ishte hero i ndeshjes, duke mbrojtur tri penallti dhe duke siguruar fitoren për skuadrën e tij.
Në pjesën e parë të vazhdimeve prej pesëmbëdhjetë minutash, Cristiano Ronaldo ka pasur një mundësi ideale për ta kaluar Portugalinë në epërsi, por ai e ka humbur penalltinë, një gabim që e ka përmirësuar pastaj më vonë kur janë ekzekutuar penalltitë.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, një gabim i mbrojtësit Pepe i ka dhënë një mundësi të artë sulmuesit slloven Sesko, por ai nuk ia ka arritur të shënojë përballë portierit portugez.
Kjo fitore dramatike me penallti e ka çuar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024, duke i dhënë fund aventurës së Sllovenisë në këtë turne. Portugalia tani përgatitet për sfidën e radhës kundër Francës.
Portugalia dhe Sllovenia shkojnë në vazhdime
Portugalia dhe Sllovenia janë ndarë baras në kohën e rregullt të ndeshjes së 1/16 së finales në Euro 2024, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0-0 në "Deutsche Bank Park".
Ndeshja do të vazhdojë në kohën shtesë, pasi asnjëra nga skuadrat nuk ia ka arritur ta zhbllokojë rezultatin brenda nëntëdhjetë minutave.
Portugalia i ka dominuar të dy pjesët e ndeshjes, por finalizimi ka munguar.
Në pjesën e parë, Cristiano Ronaldo e ka pasur rastin më të mirë për portugezët, kur një gjuajtje e tij nga goditja e dënimit ka shkuar mbi shtyllën e sipërme.
Nga ana tjetër, Sllovenia ka krijuar rrezik përmes Sesko, i cili ka provuar nga distanca, por pa sukses.
Me fillimin e pjesës së dytë, Ronaldo ka realizuar dy goditje të tjera dënimi, por asnjëra nuk ka përfunduar në rrjetë. Njërën e ka ndalur portieri Oblak, ndërsa tjetrën Ronaldo e ka dërguar mbi portë.
Edhe në pjesën e dytë, Sllovenia ka rrezikuar përmes Sesko, por sulmuesi slloven, nën presionin e mbrojtësit Pepe, nuk ia ka arriur ta godasë topin si duhet.
Në minutën e tetëdhjetë e tetëtë, Ronaldo e ka pasur mundësinë ta zgjidhte çështjen e kualifikimit për Portugalinë, por gjuajtja e tij nuk ka qenë e saktë.
Portugalia dhe Sllovenia e mbyllin pa gola pjesën e parë
Portugalia dhe Sllovenia janë ndarë baras në pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 së finales në Euro 2024.
Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në e cila po zhvillohet në "Deutsche Bank Park" është mbyllur me rezultat 0-0.
Portugalia rastin më të mirë e ka pasur me Ronaldon, kur një gjuajtje e tij nga goditja e dënimit ka shkuar mbi shtyllën e sipërme të portës.
Nga ana tjetër, Sllovenia ka krijuar rrezik përmes Sesko, i cili ka provuar nga distanca, por pa sukses.
Në dispozicion të skuadrave për ta provuar ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një pjesëlojë e plotë. 
Portugalia - Sllovenia, formacionet
Portugalia dhe Sllovenia ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























