Në rajonin e Ballkanit Perëndimor rritje të shpejtë të vdekjeve nga duhani
V.Th. RTKlive
Në Vjenë në një konferencë nën organizimin e Bankës Botërore, Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg u theksua rëndësia e madhe e çmimeve tek produktet akcizore. Për shembull, një rritje prej 10% e çmimeve të cigareve në Shqipëri çoi në një ulje prej 17% të pirjes së duhanit.
Në këtë konferencë mori pjesë Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, njofton Dogana e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare të Doganës në Facebook.
Sipas postimit të Doganës në konferencë është thënë se taksat e akcizës për duhanin, alkoolin dhe pijet e ëmbla me sheqer përdoren për të taksuar produktet që dëmtojnë shëndetin dhe gjenerojnë efekte negative për shoqërinë. Kur të dizajnuara mirë, ato përbëjnë një nga mënyrat me kosto më efektive për të reduktuar konsumin e produkteve të pashëndetshme dhe për të shpëtuar jetë si dhe mund të përdoren gjithashtu për të rritur të hyrat pasi kanë ndikim të menjëhershëm.
Tutje është thënë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor po përjeton një rritje të shpejtë të vdekjeve nga duhani në krahasim me vendet e tjera me të ardhura të mesme të larta dhe pjesën tjetër të Evropës. Konsumimi në rritje i #HeatedTobaccoProducts dhe duhanit të tjerë nga të rinjtë kërkon ndërhyrje edukative në fëmijërinë e hershme. Shtimi i produkteve të tilla në Ligjin për kontrollin e duhanit dhe zbatimi i ligjit do të ishte i rekomandueshëm për të gjitha vendet e Ballkanit.
Ndërsa vendet në Ballkani Perëndimor kërkojnë mënyra për të rritur buxhetet e tyre për të investuar më shumë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe mbrojtjen e mjedisit, gjenerimi i më shumë të hyrave nga produkte të dëmshme si alkooli dhe duhani mund të jetë një rruga e duhur.
Së bashku, ne mund të kemi një ndikim pozitiv në shëndetin publik në rajon.























