Holanda fiton bindshëm dhe e eliminon Rumaninë
BKT
Euro 2024

Holanda fiton bindshëm dhe e eliminon Rumaninë

Uran Krasniqi/RTKLive

Holanda ka siguruar një vend në çerekfinale të Euro 2024, pasi ka eliminuar Rumaninë në 1/16 e finales me një fitore 3-0 në "Allianz Arena".

"Tulipanët" do të përballen në fazën e ardhshme me fituesin e takimit Austri - Turqi.

Ndeshja ka filluar me iniciativën e holandezëve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e njëzetë falë një goli të shënuar nga Gakpo.

Holanda ka vazhduar ta dominojë ndeshjen dhe pati një moment të mirë kur Dumfries ka nisur një top në drejtim të Depay, por që mbrojtësi rumun Dragușin e ka ndërprerë aksionin.

Holandezët kanë vazhduar ta kenë fjalën kryesore edhe në pjesën e dytë.

Virgil van Dijk ka realizuar një goditje me kokë, por topi është përplasur me shtyllën.

Më vonë, Gakpo e ka dërguar topin në rrjetë përsëri, por goli është anuluar nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Holanda e ka rritur epërsinë në minutën e tetëdhjetë e dytë, kur Malen ka shënuar golin e dytë pas një asisti nga Gakpo.

Malen nuk është mjaftuar me një gol. Në kohën shtesë ai është bërë protagonist i golit edhe njëherë, pasi paraprakisht skuadra holandeze ka bërë një kundërsulm pas një dështimi të një aksioni nga ekipi rumun. 

Holanda në epërsi pas pjesës së parë

Holanda e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 të finales në Euro 2024 kundër Rumanisë, e zhvilluar në "Allianz Arena".

Iniciativa ka qenë e holandezëve, me një gol të shënuar nga Gakpo në minutën e njëzetë, që u dha edhe avantazhin.

Një moment tjetër i mirë për Holandën ka qenë kur Dumfries e ka nisur një top në drejtim të Depay, por mbrojtësi rumun, Dragușin, është treguar vigjilent duke e ndërprerë aksionin. 

Me pjesën e dytë të ndeshjes në dispozicion, të dy skuadrat kanë mundësinë të ndryshojnë rezultatin.

Holanda - Rumania, formacionet

Holanda dhe Rumania ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.