Turqia e kalon Austrinë dhe e pret Holanda
BKT
Euro 2024

Turqia e kalon Austrinë dhe e pret Holanda

Uran Krasniqi/RTKLive

Turqia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitore kundër Austrisë në 1/16 e finales.

Ndeshja, e zhvilluar në "Red Bull Arena Leipzig" është mbyllur me triumfin e turqve me rezultatin 2-1.

Heroi i kësaj përballje ishte Demiral, i cili ka realizuar dy gola për skuadrën turke.

Demiral ka shënuar golin e parë që në minutën e parë të ndeshjes dhe e ka dyfishuar avantazhin në minutën e pesëdhjetë e nëntë.

Austria ka pasur disa raste të mira për të barazuar, me Arnautovic dhe Laimer që krijuan mundësi të rrezikshme, por pa arritur të shënojnë.

Ngushtimi i rezultatit ka ardhur nga Gregoritsch në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, por përpjekjet e vazhdueshme të austriakëve për ta barazuar ndeshjen deri në sekondat e fundit nuk kanë pasur sukses. Rastin më të mirë e ka pasur Baumgartner, por pa rezultat.

Në çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën.

Turqia po avancon kundër Austrisë

Turqia po avancon kundër Austrisë pas pjesës së parë në ndeshjen e 1/16 të finales së Euro 2024.

Një gol i hershëm nga Demiral ka vendosur skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella në avantazh qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Austria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të barazuar rezultatin, me Sabitzer, Lienhart dhe Schmid, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Pjesa e dytë është në dispozicion të skuadrave për të ndryshuar rezultatin

Austria - Turqia, formacionet

Austria dhe Turqia ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.