Lajm i keq për Zvicrën, Xhaka rrezikon sfidën me Anglinë
BKT
Euro 2024

Lajm i keq për Zvicrën, Xhaka rrezikon sfidën me Anglinë

F.Bytyqi/RTKLive

Një lajm i keq vjen për Zvicrën dhe tifozët e kësaj skuadre.

Ylli kosovar Granit Xhaka rrezikon të mungojë në ndeshjen kundër Anglisë.

Zvicra dhe ‘Tre Luanët’ do të ndeshen këtë fundjave në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Sipas ‘Blick’ Xhaka do t'i nënshtrohet testeve mjekësore për të konstatuar lëndimin e pësuar gjatë Euro 2024.

Mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është duke shkëlqyer në ‘Gjermani 2024’.

Zvicra po shfaq formë të lartë në këtë Evropian. Zviceranët pas eliminuan Italinë, tashmë synojnë që të çojnë të shpija  edhe Anglinë.