Gjobat për Federatat “pasuruan” UEFA, u arkëtuan 1.3 milionë euro
BKT
Euro 2024

Gjobat për Federatat “pasuruan” UEFA, u arkëtuan 1.3 milionë euro

rtsh

UEFA ka bërë publike shifrat e gjobave të vendosura për Federatat, të cilat ishin pjesë e fazës së grupeve në Euro 2024.

Mësohet se vetëm tre tifozeri janë shembullore pasi me sjelljen në stadiume nuk u kanë kushtuar asnjë euro Federatave respektive. Mes Federatave të ndëshkuara spikat edhe ajo gjermane, e cila ndryshe nga të tjerat nuk është gjobitur për sjelljen e tifozëve të saj, por për faktin se në dy takime nuk ka garantuar siguri të mjaftueshme në fushë.

Sipas të dhënave rezulton se Federata Kroate e Futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbollit janë të vetmet, të cilat janë gjobitur me shifra tre shifror.

Tifozët më shembullorë në këtë Evropian deri më tani janë tifozët e Francës, Spanjës dhe Sllovakisë.

Lista e plotë e Federatave dhe e gjobave:

Kroacia: 220.875 euro

Shqipëria: 171.375 euro

Serbia: 166.625 euro

Turqia: 95.125 euro

Zvicra: 91.750 euro

Rumania: 84.250 euro

Hungaria: 82.250 euro

Austria: 59.875 euro

Polonia: 56.375 euro

Sllovenia: 51.250 euro

Gjeorgjia: 46.000 euro

Italia: 30.000 euro

Gjermania: 23.375 euro

Ukraina: 23.000 euro

Holanda: 20.500 euro

Belgjika: 17.000 euro

Rep.Çeke: 17.000 euro

Anglia: 12.500 euro

Danimarka: 10.000 euro

Skocia: 9000 euro

Portugali: 5.250 euro

Franca: 0 euro

Sllovakia: 0 euro

Spanja: 0 euro