16:16 / 04.07.2024
Rizvanolli takohet me Szunyog, flasin për energjetikën
M.P. / RTKlive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar me shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
Sipas njoftimit të ambasadorit, biseda është drejtuar rreth sektorit energjetik.
„Në takimin e sotëm me ministrin e Ekonomisë, Artane Rizvanolli diskutuam mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sektorin energjetik të Kosovës dhe menaxhimin e mbeturinave. Gjithashtu e mirëprita miratimin e Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Ligjit për Performancën Energjetike të Ndërtesave“, ka shkruar ai në X.
























