14:00 / 05.07.2024
CR7 para ndeshjes me Francën: Forca Portugali!
RTKLive
As-i i Portugalisë, Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale, ka motivuar skuadrën e tij para sfidës kundër Francës.
Portugalia dhe Franca do të përballen sonte në çerekfinalen e EURO 2024.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë së bashku. Forca Portugali !”, ka shkruar Ronaldo.
Ronaldo, i cili kishte humbur penalltinë në lojën shtesë në fitoren ndaj Sllovenisë, është gati për duelin me Francën.
Ndeshja Portugali-Francë fillon në orën 21:00.























