Bie Gjermania, Spanja në gjysmëfinalen e Evropianit
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar 20:42) Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ duke mundur Gjermaninë, me rezultat 2-1 pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1, të premten mbrëma në Stuttgart Arena, në sfidën e parë të çerekfinales së këtij Evropiani.
Dueli mes këtyre dy kombëtareve të mëdha ka dhuruar një sfida drithëruese me aksion të mira dhe raste të shumta për gola.
Olmo (52’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0, derisa Wirtz (89’), barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer Gjermaninë në lojë, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.
Lojë dramatike është zhvilluar edhe në lojën shtesë dy herë nga 15-të minuta.
Hero i Spanjës doli të jetë Merino (119’), i cili shënoi golin e fitores së spanjollëve prej 2-1.
Përfundimisht Spanja kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë që nis pas pak minutash, kurse, Gjermani këtu mbyll aventurën në EURO 2024.
Merino shtang Gjermaninë
(E plotësuar 20:34) Spanja është afër gjysmëfinales së Evropianit 2024 pasi ka kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë prej 2-1, në finish të lojës shtesë.
Merino (119’), ka shënuar golin e dytë për ‘Furinë e Kuqe’.
Spanjë-Gjermani, shkon në vazhdime
(E plotësuar) Superpërballja mes Spanjës dhe Gjermanisë, ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15-të minuta pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
Spanja dhe Gjermania po luajnë në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha ka dhuruar një duel tejet interesant anipse u shënuan vetëm dy gola.
Olmo (52’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0, derisa Wirtz (89’), barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer Gjermaninë në lojë.
Shpërthen Stuttgart Arena, rikthehet Gjermania
(E plotësuar 19:50)Gjermania pas një presioni të madh ia del të barazoj rezultatin në 1-1 në duel me Spanjën.
Spanja dhe Gjermania po luajnë në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Ishte Wirtz (89’), i cili ndezi stadiumin Stuttgart Arena, duke barazuar shifrat në 1-1.
Spanja në epërsi, shënon Olmo
(E plotësuar, 19:12) Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë prej 1-0.
Spanja dhe Gjermania po luajnë në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Është sulmuesi Olmo (52’), i cili shënoi pas asistimit të Yamal.
Spanjë-Gjermani, s’ka gola në pjesën e parë
(E plotësuar, 18:50) Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja dhe Gjermania po luajnë në Stuttgart në çerekfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Pjesëlojë e parë ka prodhuar një sfidë interesante, me disa raste nga të dy skuadrat, megjithatë, ekipet shkuan në zhveshtore pa gola.
Pas pak nis pjesa e dytë
Spanjë-Gjermani, starton çerekfinalja e parë e Evropianit
(E plotësuar, 18:01) Ka startuar çerekfinalja e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’, mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja dhe Gjermania do të sprovojnë forcat në Stuttgart, në një stadium të mbushur me tifozë të dy skuadrave, veçmas të tifozëve gjermane të cilët edhe janë organizatore të këtij Evropiani.
Kjo ndeshje pritet të sjellë një duel të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund garës më të madhe evropiane në futboll.
Spanjë-Gjermani, formacionet zyrtare
Me pak se një orë ka mbetur deri të fillimi i çerekfinales së parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’, mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja dhe Gjermania do të sprovojnë forcat në Stuttgart, në një stadium që pritet të jetë e mbushur me tifozë të dy skuadrave, veçmas të tifozëve gjermane të cilët edhe janë organizatore të këtij Evropiani.
Kjo ndeshje pritet të sjellë një duel të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund garës më të madhe evropiane në futboll.
Sfida mes Spanjës dhe Gjermanisë fillon në orën 18:00.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
























