Franca çon ‘të shpija’ Ronaldon me shokë
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 23:48) Franca është gjysmëfinalisti i dytë i Evropianit ‘Gjermani 2024’ duke mundur Portugalinë, me rezultat 5-3, të premten mbrëma pas ekzekutimit të penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në shtesë u mbyll pa gola.
Portugezët dhe ‘Gjelat’ u ballafaquan në çerekfinalen e dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, nuk ka dhuruar lojën çfarë pritej, megjithatë, të dy skuadrat krijuan disa raste, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, ‘rrjetat’ heshtën në kohën e rregullt.
As loja shtesë nuk prodhojë asnjë gol, kështu që skuadra fituese u përcaktua nga pika e bardhë.
Nga penalltitë Franca u tregua më e mirë duke e fituar ndeshjen me rezultat 5-3.
Franca në gjysmëfinale do të ndeshet me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë.
S’ka gola, Portugali-Francë shkon në vazhdime
(E plotësuar, 22:51) Pa gola është mbyllur koha e rregullt e ndeshjes mes Portugalisë dhe Francës.
Portugezët dhe ‘Gjelat’ po luajnë në çerekfinalen e dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, nuk ka dhuruar lojën çfarë pritej, megjithatë, të dy skuadrat krijuan disa raste, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, ‘rrjetat’ heshtën në kohën e rregullt.
Kjo sfidë shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta, e në rast se nuk ka gola as në lojën shtesë, atëherë fituesi i ndeshjes do të përcaktohet nga pika e bardhë.
Fitues i ndeshja Portugali-Francë do të ndeshet në gjysmëfinale me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë.
Portugali-Francë, kështu mbyllet pjesa e parë
(E plotësuar, 21:52) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës.
Portugezët dhe ‘Gjelat’ po luajnë në çerekfinalen e dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Ndonëse është pritur lojë më e mirë nga të skuadrat, megjithatë, fraksioni i parë nuk ka prodhuar raste të mira e as gola.
Fitues i ndeshja Portugali-Francë do të ndeshet në gjysmëfinale me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali-Francë
Portugali-Francë, është çerekfinalja e dytë e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Portugalia dhe Franca do të ndeshen pas pak në një sfidë që pritet të jetë dramatike.
Yjet Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe do të udhëheqin përfaqësueset e tyre në duelin që nis në orën 21:00.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
























