Anglia eliminon Zvicrën pas penalltive, kalon në gjysmëfinale
BKT
Euro 2024

Anglia eliminon Zvicrën pas penalltive, kalon në gjysmëfinale

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 20:44) Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pasi mundi Zvicrën, me rezultat 5-3 pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.

‘Tre Luanët’ dhe zviceranët u ballafaquan në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Fraksioni i parë i kësaj sfidë ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara, megjithatë, ishte skuadra angleze që e kërkojë më shumë golin.

Të besuarit e Southgate patën një rast të mirë në finish të kësaj pjesë, por ishte Granit Xhaka që evitoi duke ndërhyre në momentin e duhur.

Pjesëloja e dytë solli dy gola. Fillimisht zviceranët përmes Embolo (75’) kaluan në epërsi prej 1-0. Mirëpo, gëzimi i skuadrës helvete nuk zgjati shumë pasi që Saka (80’), barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer Anglinë në lojë, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.

Në lojën shtesë dy herë nga 15-të minuta, Zvicra rrezikoi më shumë, sidomos në shtesën e dytë, kur i inkuadruari në lojë Xherdan Shaqiri qëlloi shtyllën.

Skuadra fituese u përcaktua nga penalltitë. Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua skuadra e angleze e cila fitojë ndeshjen me rezultat 5-3. Njërin nga golat për zviceranët nga penalltia e realizoi Xherdan Shaqiri.

Përfundimisht Anglia kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Turqi, kurse, Zvicra këtu e mbyll aventurën në EURO 2024.

Angli-Zvicër shkon në vazhdime

(E plotësuar, 19:50) Përballja mes Anglisë dhe Zvicrës, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

‘Tre Luanët’ dhe zviceranët po përballen në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Fraksioni i parë i kësaj sfidë ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara, megjithatë, ishte skuadra angleze që e kërkojë më shumë golin.

Të besuarit e Southgate patën një rast të mirë në finish të kësaj pjesë, por ishte Granit Xhaka që evitoi duke ndërhyre në momentin e duhur.

Pjesëloja e dytë solli dy gola. Fillimisht zviceranët përmes Embolo (75’) kaluan në epërsi prej 1-0. Mirëpo, gëzimi i skuadrës helvete nuk zgjati shumë pasi që Saka (80’), barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer Anglinë në lojë.

Kjo sfide shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta. Në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë, skuadra fituese do të përcaktohet nga penalltitë.

Rikthehet Anglia, shënon Saka

(E plotësuar, 19:39) Nuk ka vonuar shumë dhe Anglia e ka barazuar rezultatin në 1-1 në duel me Zvicrën.

‘Tre Luanët’ dhe zviceranët po përballen në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Sulmuesi i Arsenalit, Saka më një gol të bukur ka barazuar shifrat në 1-1, duke e rikthyer Anglinë në lojë.

Zvicra gjen golin, shënon Embolo

(E plotësuar, 19:35) Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë prej 1-0.

‘Tre Luanët’ dhe zviceranët po përballen në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Është Embolo (75’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar zviceranët në avantazh prej 1-0.

Zvicra është në rrugë të mirë që të për herë të parë në historinë e tyre të kalojnë në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Angli-Zvicër, ‘heshtin’ rrjetat në pjesën e parë

(E plotësuar, 18:52 ) Pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës është mbyllur pa gola.

‘Tre Luanët’ dhe zviceranët po përballen në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Fraksioni i parë i kësaj sfidë ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara, megjithatë, ishte skuadra angleze që e kërkojë më shumë golin.

Të besuarit e Southgate patën një rast të mirë në finish të kësaj pjesë, por ishte Granit Xhaka që evitoi duke ndërhyre në momentin e duhur.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Angli-Zvicër, publikohen formacionet zyrtare

Angli-Zvicër është çerekfinalja e tretë e Evropianit ‘Gjermani 2024’, ndeshje kjo që starton në orën 18:00.

Dueli mes ‘Tre Luanëve’ dhe zviceranëve pritet të prodhojë një ndeshje tejet interesante.

 Zvicra me kapitenin Granit Xhaka pasi eliminoi Italinë, synon të ‘rrezojë’ edhe Anglinë, mision ky aspak  i lehtë për skuadrën helvete pasi që ‘Tre Luanët’ nuk dorëzohen lehtë pavarësisht formës jo të mirë që po tregojnë anglezët në këtë Evropian.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave: