Holanda në një sfidë drithëruese mund Turqinë, prek gjysmëfinalen
BKT
Euro 2024

Holanda në një sfidë drithëruese mund Turqinë, prek gjysmëfinalen

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:56) Holanda është skuadra e fundit që ka siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pas mundi Turqinë, me rezultat 2-1, të shtunën mbrëma në Berlin.

Holanda dhe Turqia u ballafaquan në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Dueli mes ‘Tulipanëve’ dhe skuadrës turke, ka prodhuar një superndeshje, veçmas në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë.

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar një sfidë interesante, derisa ishte Akaydin (35’), i cili më kokë tundi portën e holandezëve pas asistimit të Guler, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesëlojën e dytë, të besuarit e Ronald Koeman e nisen furishëm duke kërkuar golin e barazimit.

Pas disa rasteve të dështuara, ishte De Vrij (70’), i cili barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë Holandën.

Pesë minuta më vonë, holandezët përmes Gakpo gjetën edhe golin e dytë dhe të fitores në këtë duel tejet dramatik.

Holanda kalon në gjysmëfinalen e EURO 2024, ku do të përballet me Anglinë, derisa Turqia këtu i jep fundin këtij Evropiani.

Holanda përmbyse Turqinë

(E plotësuar, 22:37) Holanda brena pak minutash e ka përmbysur epërsinë e Turqisë.

Holanda dhe Turqia po luajnë në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Pas barazimit në 1-1 përmes De Vrij (70’), holandezët ia dolën që të kalojnë edhe në epërsi më anë të Gakpo (76’).

Skuadra fituese e kësaj ndeshje do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e EURO 2024.

Barazon Holanda, shënon De Vrij

(E plotësuar, 22:32) Holanda e ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Turqisë.

Holanda dhe Turqia po luajnë në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tulipanët’ në pjesën e dytë bën presion të madh drejt portës turke dhe përmes De Vrij (71’), barazoi shifrat në 1-1.

Dueli mes këtyre dy skuadrave po dhuron një superndeshje. Skuadra fituese do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e EURO 2024.

Mbyllet pjesa e parë, Turqia në epërsi ndaj Holandës

(E plotësuar, 21:50) Pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Turqisë, është mbyllur me epërsinë e skuadrës turke prej 0-1.

Holanda dhe Turqia po luajnë në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar një sfidë interesante, derisa ishte Akaydin (35’), i cili më kokë tundi portën e holandezëve pas asistimit të Guler.

Turqia trondit Holandën

(E plotësuar, 21:40) Turqia ka kaluar në avantazh kundër Holandës prej 1-0.

Holanda dhe Turqia po luajnë në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Ishte Akaydin (35’), i cili më kokë tund portën e holandezëve pas asistimit të Guler.

Holandë-Turqi, formacionet zyrtare

Holandë-Turqi, është çerekfinalja e fundit e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Holandezët dhe turqit do të përballen në një sfidë që pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë në gjysmëfinalen e EURO 2024.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Holandë: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Berwwijn, Depay, Gakpo.

Turqi: Gonuk, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Ozcan, Ayhan, Calhanoglu, Yilmaz, Yildiz, Guler.

Ndeshja Holandë-Turqi fillon në orën 21:00.